Simone Inzaghi ka siguruar se Interi nuk do të mbështetet në epërsinë e tyre prej 1-0 nga ndeshja e parë kundër Atletico Madridit. Trajneri i Nerazzurrëve gjithashtu pranoi se ëndërron një dopietë – Scudetton dhe Champions League.
“Ne e dimë pa dyshim se do të jetë një lojë shumë e vështirë dhe e rëndësishme në një stadium ku Atlético ka fituar 13 herë dhe ka veç një barazim këtë sezon në La Liga. Netët e Champions League janë të veçanta dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar këtë rrugëtim”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia.
“Ne kemi pak avantazh nga ndeshja e parë, por do të përpiqemi ta harrojmë këtë dhe të kuptojmë se nganjëherë Atlético tregoi se çfarë mund të bëjë në San Siro”.
“Të fitosh dopietën këtë sezon është ajo që duan të gjithë. Ndërkohë, ne e kemi kaluar fazën e grupeve tre vjet radhazi, diçka që nuk merrej si e mirëqenë në dekadën e kaluar. Ne gjithashtu u kualifikuam në Kampionatin Botëror të Klubeve. ”
“Sidoqoftë, nuk jam dakord me ata që thonë se kjo skuadër ka ‘lindur’ në Stamboll me finalen e sezonit të kaluar. Unë shoh një rrugëtim që e nisëm tre vjet më parë, ku gjithmonë arritëm të paktën deri në 1/16.”
/GazetaBlic Sport