Sir Alex Ferguson po shtyn që Manchester United të sigurojë shërbimet e një njeriu, i cili mund të ndryshojë peisazhin e të gjithë klubit.
Kur Sir Jim Ratcliffe së fundmi bleu 25 për qind të aksioneve të klubit, dhe ndryshime të mëdha pritet të bëhen tek Unitedi brenda dhe jashtë fushës, diçka që tashmë ka nisur të ndodhë.
Përditësimi i fundit për riorganizimin jashtë fushës vjen nga Sir Alex Ferguson i cili raportohet se i ka kërkuar bordit të United që të emërojë drejtorin sportiv të Crystal Palace, Dougie Freedman, si shefin e ri të departamentit të skautëve.
Ky raportim vjen nga Football Insider që pretendon se legjenda e United beson se nën urdhrat e pronarit të ri Ratcliffe, shefi i Palace do të arrinte gjëra të mëdha.
Blerjet e fundit të suksesshme nga Crystal Palace ishin të orkestruara që të gjitha nga Freedman, i cili siguroi shërbimet e Marc Guehi, Eberechi Eze dhe Michael Olise.
Sipas raportimit, Ferguson beson se syri i Freedman për talentë të futbollit mund t’i ndihmojë klubit që të identifikojë dhe të transferojë lojtarë premtues për Manchester United.
Vlera e shitjes ka qenë një problem për Unitedin gjatë kohëve të fundit, pasi të gjithë lojtarët që janë blerë nga United kanë pësuar ulje të çmimit pasi u transferuan në Angli.