I ardhur me shumë bujë për 60 milionë euro verën e kaluar, mesfushori anglez Mason Mount nuk ka përjetuar një fazë të parë të sezonit shumë pozitive te Manchester United. Lojtari u dëmtua rëndë në nëntor dhe pas 4 muajsh ai më në fund sheh dritë në fund të tunelit.
25-vjeçari ka dalë sot për herë të parë në stërvitje me “djajtë e kuq” që nga dëmtimi, çka lë të mendosh se së shpejti do të jetë në fushë dhe në dispozicion të trajnerit Erik ten Hag.
Duket se dëmtimi në pulpë është lënë pas dhe Mount, 12 ndeshje me Manchester United këtë sezon, është gati të rikthehet protagonist. Disa media kishin hedhur dyshime për të ardhmen e lojtarit, por ai është agti për të luajtur.
Një përforëcim i rëndësishëm për skuadrën e Manchester United, që ka patur një sezon të vështirë. Me shumë gjasa, këtë fundjavë ai mund të jetë në stol deri sa të gjejë ritmin e duhur për të luajtur në fushë.