Duket se Barcelona është shumë pranë goditjes së parë për sezonin e ri dhe bëhet fjalë për sulmuesin anglez, Mejsën Grinvud.
22-vjeçari, i cili është rikthyer të luajë futboll pas situatës me të dashurën e tij, po jep paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Getafes, gjë që ka zgjuar5 interesin e katalanasve.
Për këtë arsye, drejtuesit e Mançester Junajtid, që kanë akoma nën pronësi Grinvud, kanë fluturuar drejt Spanjës dhe duket se kanë gjetur akordin me Barcelonën siç raporton “Marca”.
Shuma që bëhet fjalë se kanë rënë dakord klubet është 43 milionë paund dhe akordi final mund të arrihet përpara mbylljes së sezonit.
PANORAMASPORT.AL