• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Volejboll, Kosova me short të vështirë në kualifikime

13/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në të dyja konkurrencat ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e “CEV EuroVolley 2026”, ka njoftuar të mërkurën Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK).

Volejbollistët e Kosovës në këto kualifikime do të jenë në grup me Sllovakinë dhe Letoninë. “Dardanët” do t’i luajnë dy ndeshje këtë vit dhe dy të tjera në vitin e ardhshëm. Më 17/18 gusht të këtij viti, Kosova në Prishtinë do të përballet me Letoninë kurse dhjetë ditë më vonë do të luaj në udhëtim kundër Sllovakisë.

Ndërkohë, volejbollistet janë në një grup me Kroacinë dhe Rumaninë. Ndeshjen e parë të këtij viti, Kosova e luan në shtëpi kundër Kroacisë (17/18 gusht) kurse të dytën e ka në udhëtim ndaj Rumanisë (28/29 gusht). Sikurse volejbollistët edhe volejbollistet dy ndeshjet tjera kualifikuese do t’i luajnë në gusht të vitit 2025.

“FVK u uron shumë suksese ekipeve tona Kombëtare, duke kontribuar direkt në mbështetjen e grumbullimeve dhe çdo formë tjetër, që ekipet tona ta kenë paraqitjen sa më dinjitoze”, ka shkruar Federata e Volejbollit të Kosovës.

Next Post

Çelsi me sytë nga Fulhemi prej Brojës, ja çfarë ndodh nëse sulmuesi shqiptar nuk starton si titullar këtë javë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.