Federata e Basketbollit e Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e Punës.
Në njoftimin e FBK-së thuhet se në këtë Kuvend morën pjesë 25 delegatë, që ishte e mjaftueshme për të vazhduar.
Kuvendi filloi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Nexhdet Hoxhës, kurse Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu e hapi Kuvendin, me përvjetorin e nëntë të pranimit të Kosovës në FIBA.
Më pas i pari i FBK-së, Arben Fetahu ka prezantuar punën që është bërë nga Federata e Basketbollit në vitin 2023 dhe punën që i pret në vitin 2024.
Është bërë Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i kaluar i Punës, e më pas është prezantuar Raporti i Auditimit 2023, Draft Plani i Veprimit 2024, Draft Plani Financiar 2024, Draft Plani i Marketingut 2024, si dhe pika të ndryshme.
Në njoftim poashtu përmendet se pas diskutimit të gjitha pikat janë miratuar, kurse në fund është pranuar edhe kërkesa nga KB Hyjnesha për ta pranuar për gara.