• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina kërkon pikët e plota ndaj Dukagjinit

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-t të Superligës së Kosovës në futboll. Dueli më interesant pritet të jetë ai që zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku do të përballen Prishtina dhe Dukagjini prej orës 13:00.

Të dyja skuadrat synojnë të rikthehen te fitorja në këtë përballje që mbetet e rëndësishme për renditjen në tabelë.

Prishtina është e pesta me 34 pikë, tri më shumë se Dukagjini që zë vendin e katërt. Për dallim prej Prishtinës që ka vetëm dy humbje në stinorin pranveror, Dukagjini ka tri humbje dhe po ashtu nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit. Ka marrë vetëm një pikë pas barazimit pa gola me Fushë Kosovën, ndërsa ka pësuar nga Ballkani e Drita.

Në anën tjetër, Prishtina në xhiron e fundit pësoi në Gjilan nga Drita dhe është e vendosur ta mposht Dukagjinin për t’u stabilizuar edhe më shumë në tabelë.

Në fakt, asnjëra prej skuadrave nuk e ka mposhtur njëra tjetrën në stinorin vjeshtor, ku ndeshja e parë ka përfunduar 2:2 kurse e dyta 0:0. Sot, në të njëjtën kohë, do të zhvillohet edhe një duel tjetër i kësaj xhiroje.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli ’74 e pret Dritën e Gjilanit. Si Nikli ashtu edhe Drita, në këtë ndeshje do të futen pas fitoreve që i arritën në xhiron e fundit. Mirëpo, Drita vlerësohet favorite në këtë përballje, bazuar në renditjen në tabelë.

Drita është e treta me 46 pikë të tubuara, 20 më shumë se Nikli që zë vendin e shtatë dhe po lufton për mbijetesë. Po ashtu, Drita e ka mposhtur Feronikelin ’74 edhe në dy ndeshjet e stinorit pranveror.

Next Post

E pabesueshme | Fat i tmerrshëm për kapitenin e Interit, Martinezit i ‘kërceu’ topi pak para se ta ekzekutonte penalltinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.