• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti “maratonomak” në Itali, kapiteni i kombëtares është më i aktivizuari tek Atalanta

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të jetë ndoshta më i miri që kemi.

Kombëtares shqiptare këto kohë nuk i mungojnë të talentuarit e të dalluarit, por njëri prej tyre është padyshim veç.
Flasim për Berat Gjimshitin, kapitenin kuqezi që po zhvillon një tjetër sezon të shkëlqyer tek Atalanta.

Pas disa vitesh si titullar i padiskutueshëm, si autor golash dhe si kontribues i madh që bergamaskët të shkëlqenin në Itali dhe në Europë, 30-vjeçari nuk po e ul ritmin.
Në një stinë sportive, në të cilën Atalanta pretendon sërish kualifikimin në Champions nga Seria A, dhe ka objektiv çerekfinalet e Europa League, Gjimshiti është lojtari më i palodhur.
Trajneri Gasperini e ka aktivizuar më shumë se gjithë të tjerët dhe shqiptari nga Lugina e Preshevës numëron 35 ndeshje dhe 3 028 minuta.

Të vetmit që mund të krahasohen me kapitenin kuqezi janë të tillë si Ederson me 2 868 minutam De Ron me 2 804, Kopmeiner me 2 645 dhe Skalvini me 2 538 minuta.
Edhe një lojtar kaq i dalluar si De Ketelaere ka në këmbë këtë sezon pak mbi 2 000 minuta.

Gjimshiti ka arritur të shënojë edhe gol, dhe është padyshim shtyllë e mbrojtjes, ndërsa Atalanta luan sonte në orën 21:00 në fushën e saj ndaj Sportingut të Lisbonës në Europa League.
Italianët janë favoritë për kualifikimin pas barazimit 1-1 në Portugali./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Rikthim i madh te Gjermania, ja lista

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.