• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina mposht thellë Dukagjinin, fiton edhe Drita

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina ka reaguar fuqishëm pas humbjes që e pësoi vikendin e shkuar në udhëtim te Drita.

Të enjten, Prishtina triumfoi thellë ndaj skuadrës së Dukagjinit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Dueli që i takoi xhiros së 25-t të Superligës së Kosovës në futboll, përfundoi me fitoren 5:0 të Prishtinës.

Me këtë fitore, Prishtina forcohet në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë, gjashtë më shumë se Dukagjini që është një vend më poshtë dhe regjistroi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Në fakt, Prishtina i dha fund dilemës së fituesit qysh në pjesën e parë kur realizoi tre gola.

Qysh në minutën e dytë, rezultati i ndeshjes u zhbllokua me golin e mbrojtësit Ardian Limani. Tre minuta më vonë, Prishtina e dyfishoi epërsinë me anë të kapitenit Mërgim Pefqeli. Pefqeli e shënoi edhe golin e tretë për Prishtinën dhe të dytin personal në minutën e 42-të nga penalltia.

Pas tri golave në pjesën e parë, Prishtina shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë për ta konfirmuar fitoren e thellë. Rezultatin në 4:0 e ngriti mesfushori Genc Hamiti që realizoi me kokë në minutën e 59-të, përpara se i njëjti futbollist ta vulos triumfin e Prishtinës në mintën e 80-të.

Ndërkohë, të enjten fitore të rëndësishme ka shënuar edhe skuadra e Dritës që po lufton për titullin e kampionit.

Drita triumfoi 1:0 në udhëtim te Feronikeli ’74 për të ngushtuar edhe më shumë diferencën e pikëve me dy skuadrat e para në tabelë.

Golin e fitores për Dritën e shënoi Raddy Ovouka në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Drita mbetet e treta në tabelë por ngrihet në kuotën e 49 pikëve, një më pak se Llapi që është i dyti në tabelë dhe dy më pak se Ballkani që mbetet lider edhe pas kësaj xhiroje.

Next Post

Gjimshiti “maratonomak” në Itali, kapiteni i kombëtares është më i aktivizuari tek Atalanta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.