Tuesday, 28. April 2026
Sport

Lazio në negociata me Tudorin

GS 14/03/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri kroat, Igor Tudor pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Lazios.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se krerët e Lazios janë në negociata me Tudorin dhe marrëveshja mes palëve pritet të arrihet së shpejti. Tudor në postin e trajnerit tek Lazio do ta zëvendësoj Maurizio Sarrin, i cili ditë më parë dha dorëheqje.

Thuhet se Tudorit do t’i ofrohet kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Tudor prej vitit të shkuar është i papunë kur u largua nga Marseille, ndërsa më herët si trajner ka punuar edhe Verona, Hajduku i Splitit, Udinese, Galatasaray, Karabukspori e PAOK-u.

 

 

Teilen: