• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Ancelotti ia tha Viniciusit pasi e largoi nga loja

17/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi mori dje (e shtunë) një fitore të madhe në udhëtim ndaj Osasunës me rezultat 4-2, për tu afruar gjithnjë e më shumë drejt titullit kampion në La Liga.

Në këtë takim fytyra kryesore e madrilenëve ishte padyshim braziliani Vinicius Jr i cili konfirmoi formën e tij të mirë me dy gola të shënuar.

Për paraqitjen e tij të mirë, Vinicius në fund u shpall ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’, por si shpeshherë këtë sezon, braziliani nuk i shpëtoi ndëshkimit nga gjyqtari.

Ancelotti abrazando a Vinicius Jr y diciéndole “Te quiero mucho” 🥹🤍 pic.twitter.com/KK7EVDgKHx

— MT (@MadridTotal_) March 16, 2024

Ai protestoi ashpër për një faull që nuk iu dha në drejtim të gjyqtarit dhe për këtë mori karton të verdhë, andaj për këtë arsye ai do të mungojë ndaj Athletic Bilbaos pas pushimit me kombëtare.

Pasi 23-vjeçari u zëvendësua në minutën e 85-të për t’ia liruar vendin Arda Guler, Ancelotti u pa duke e përqafuar ngrohtësisht brazilianin dhe duke i pëshpëritur diçka në vesh.

Eksperti i leximit të buzëve i punësuar nga La Liga, tha se fjalët e Ancelottit në drejtim të Viniciusit ishin ‘Te quiero muchisimo’ që do të thotë ‘Të dua shumë’.

Ancelotti me shumë mundësi po i dhuronte mbështetjen e tij një lojtari i cili është ‘sulmuar’ shumë gjatë kohëve të fundit për sjelljen e tij në fushë.

Next Post

Sot zhvillohen tri duele interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin e Gjilanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.