Trajneri italian, Simone Inzaghi do të largohet nga skuadra e Al Hilalit në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me ekipin nga Arabia Saudite.
Thuhet se Inzaghi ka njoftuar drejtuesit e klubit saudit se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm, përkundër pagës vjetore prej 26 milionë eurosh.
Inzaghi mori drejtimin e Al Hilalit në verën e vitit 2025 pas largimit nga Interi dhe në Arabinë Saudite ka fituar vetëm një trofe, atë të Kupës së Mbretit.
Raportohet se Inzaghi po synon të rikthehet në Itali për të punuar prej sezonit të ardhshëm kurse më herët është përmendur Juventusi dhe Napoli, si skuadrat që po duan ta angazhojnë si trajner.
Para se të emërohet trajner tek Al Hilali, Inzaghi ka punuar te Interi dhe Lazio, skuadra me të cilat ka shijuar suksese.