Tuesday, 10. November 2026
Sport

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

GS 10/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ai kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe personalitete kyçe në organizimin Lojërave Olimpike Paris 2024, përfaqësues të France Sport Expertise.

Kurti ka thënë se në këtë takim morën këshilla për veprimet që duhet bërë dhe veprimet me prioritet.

“Me marrëveshjen e kredisë me AFD-në për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare dhe Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit të përbashkët për këto lojëra, të nënshkruara në fund të muajit korrik, Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e “Prishtina 2030’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Teilen: