Tuesday, 10. November 2026
Sport

​Izraelitët nuk udhëtojnë në Kosovë, lirohen biletat për tifozët vendas

GS 10/11/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi, FFK-ja ka bërë të ditur se sektori i tribunave që fillimisht ishte rezervuar për tifozët izraelitë tashmë është liruar dhe mund të shfrytëzohet nga tifozët vendas.

Ky vendim vjen pasi Federata e Futbollit e Izraelit ka konfirmuar zyrtarisht se tifozët e saj nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës për këtë përballje.

Sipas FFK-së, lirimi i këtij sektori është bërë në përputhje me rregulloret e UEFA-s, ndërsa biletat mund të blihen përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.

Federata ka ftuar tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat dhe për ta përkrahur Kombëtaren në këtë ndeshje të rëndësishme.

Teilen: