UEFA, tashmë ka caktuar zyrtarët e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës, e cila luhet në stadiumin “Air Albania” në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjyqtarë nga Portugalia do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje që luhet të enjten nga ora 20:45 dhe i takon Grupit C1.
Joao Pinheiro do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa do të ndihmohet nga asistentët Leciano Maia e Hugo Marques kurse gjyqtarë i katërt do të jetë Joao Goncalves.
Edhe në dhomën e VAR-it, do të jetë gjyqtarë nga Portugalia, ku Tiago Martins do të jetë kryesori dhe Bruno Esteves ndihmës i tij, pra në VAR dhe AVAR.
Teilen: