Sot nga ora 13:00 në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, Fushë Kosova e pret Prishtinën.
“Skuadra fqinje është me formën më të mirë në katër ndeshjet e fundit duke mos pësuar humbje dhe duke mbajtur shpresën se deri në fund të sezonit mund t’i ikin më të keqes, ndryshe prej FCP-së që ende shpreson në daljen në Evropë nga klasifikimi në kampionat
Dy skuadrat kanë zhvilluar dy ndeshje kampionale, që të dyja në Lipjan dhe skuadra mike kishte befasuar nga ndeshja e parë duke na barazuar në 2:2 pas disavantazhit prej dy golave.
Ndeshjen e dytë ka fituar Prishtina minimalisht, 1:0, edhe pse kishte humbur një mori rastesh, ndërsa e pafat ishte edhe Fushë Kosova duke humbur penalltinë për barazim të rezultatit
Dy rivalët e nesërm, traditën e pasluftës në përballje direkte kanë filluar në vitin 2004 dhe Prishtina nga 11 takime vetëm një herë ka pësuar humbje, në ndeshje kampionale të vitit 2008 (2:1). Bardhekaltrit kanë 6 fitore dhe 4 barazime me goldallim, +10, 17:7“, njofton FC Prishtina.