Juventusi dhe Xhenoa kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të vlefshme për javën e 29-të në Seria A.
Një rezultat që e lë Juven në vendin e tretë dhe i jep mundësi Milan-it të shkëputet dhe të përforcojë vendin e dytë. Ecuri zhgënjyese për torinezët në kampionat, me Vlahovic me shokë që kanë marrë dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit të Serisë A.
Juventus ka pasur disa raste për të shënuar, por nuk ka arritur t’i konkretizojë. Bardhezinjtë kanë qenë edhe të pafat në minutën e 90-të, kur një tentativëe Moise Kean është ndalur nga shtylla. Në fundin e takimit, skuadra e Allegri-t ka mbetur me 10 lojtarë pasi ka marrë dy kartonë të verdhë në harkun e një minute.
JUVENTUS 0-0 XHENOA
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL