Tuesday, 28. April 2026
Sport

VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi për kuqezinjtë, Milani mposht Veronën në transfertë dhe shkurton diferencën me Interin kryesues

GS 17/03/2024 1 Min. Lesezeit

Milani ka fituar 3-1 në transfertën me Veronën, duel i vlefshëm për javën e 29-të në Seria A. 

54c20f49-5627-4f03-aa8c-fe38a0ade5b3

Sfida u zhbllokua pak para fundit të pjesës së parë nga Teo Hernandez dhe kështu kuqezinjtë i mbyllën në avantazh 45 minutat e para.

Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës u shënuan edhe 3 gola të tjera. Në të 50′ shënoi Pulisiç dhe në të 64′ Noslin shkurtoi diferencën. Dueli u vulos nga Çukvueze në të 80′.

Me këtë fitore kuqezinjtë e Piolit shkojnë në kuotën e 62 pikëve, 13 më pak se Interi i cili në mbrëmje do të presë Napolin.

REZULTATI

VERONA 1-3 MILAN

64′ Noslin / 44′ Teo Hernandez, 50′ Pulisiç, 80’ Çukvueze

GOLI I ÇUKVUEZE (VIDEO)

GOLI I NOSLIN (VIDEO)

GOLI I PULISIÇ (VIDEO)

GOLI I HERNANDEZ (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

4

PANORAMASPORT.AL

Teilen: