Ndeshja e sotme mes Interit dhe Napolit pritet të jetë një kalim stafetash mes ish-kampionëve të Italisë dhe ata të cilët vetëm matematika i ndan nga titulli. Por për Interin do të ketë një rëndësi shumë më të madhe.
Zikaltrit duan të japin një sinjal të fortë pas eliminimit nga Champions dhe për këtë arsye, Inzagi nuk ka kursyer asnjë nga titullarët në këtë duel.
LIVE INTER-NAPOLI 1-0
43′ Darmian
NGJARJET KRYESORE
53′ Sërish rrezikshëm Interi me Dimarkon që provon me një predhë nga distanca, por vendimtare ndërhyrja e potierit Meret, që i mohon një gol të sigurt zikaltërve (VIDEO)
47′ Interi e nis në sulm pjesën e dytë, Lautaro provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por tentativa e tij grushtohet nga portieri Meret. (VIDEO)
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Interit.
43’ GOOOL INTERI! Aksion i gjatë i zikaltërve, topi në qendër nga e majta gjen Darmian i cili gjuan dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)
31’ Anguisa pason për Raspadorin nga e djathta, gjuajtja devijohet në goditje këndi. (VIDEO)
22’ Turam del i vetëm para Meret por gjuan jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të francezit. (VIDEO)
13’ Mundësi e artë e dyfishtë për Interin! Një harkim nga e majta sjell gjuajtjen me kokë të Darmian e pastaj një predhë të Lautaros që ndalen nga Meret. Në fund është Barela i cili fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)
3’ Menjëherë shfaqet në zonë Turam, i cili përpiqet të driblojë mbrojtësit, por nuk ia del dhe sfera largohet nga Zhezus.
1′ Nis dueli në “San Siro”
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarian, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi.
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Zhezus, Olivera; Anguisa. Lobotka, Traore; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.
Trajner: Françesko Kalcona
PANORAMASPORT.AL