Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti është i bindur se Kosovës nuk do t’i mungojnë sukseset në të ardhmen me selektorin e ri, Franco Foda.
Aliti ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë punuar mirë dhe janë njoftuar me filozofinë e përzgjedhësit Foda.
Gjithashtu, Aliti ka shtuar se dy ndeshjet miqësore të këtij muaji do të jenë tejet të dobishme për “Dardanët”. Kosova, të premten luan në Yerevan me Armeninë kurse katër ditë më vonë përballet me Hungarinë në Budapest.
“Shpresojmë në rezultate pozitive dhe besoj që këto dy miqësore dhe ato në qershor do të na shërbejnë ta njohim filozofinë e trajnerit por edhe ai të na njohë neve”, ka thënë ndër të tjera Aliti për faqen zyrtare të FFK-së.