• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfehet sulmuesi i PSG-së: Humba tetë kilogramë për 20 ditë, kisha gjakderdhje

21/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përvoja me Paris Saint Germain nuk filloi në mënyrën më të mirë për Gonçalo Ramos. Futbollistit portugez gjatë festës së Krishtlindjes iu desh të përballej me një virus të pazakontë, që ndikoi shumë në shëndetin e tij.

Sulmuesi ka rrëfyer përvojën e tij në një intervistë për “Record”, duke qetësuar fansat:

“Kam pasur një dhjetor të vështirë. E gjitha filloi me një virus, i cili më pas u shndërrua në një infeksion të zorrës së trashë. Kam kaluar 20 ditë me gjakderdhje dhe të vjella, në pamundësi për të ngrënë dhe me temperaturë shumë të lartë. Përfundova në spital katër ose pesë herë dhe më kanë bërë injeksion venoz.

Kam humbur tetë kilogramë pikërisht kur isha në mes të periudhës së përshtatjes në Francë, kështu që kjo pengesë nuk më ndihmoi.
Gjithçka filloi me 10 dhjetor dhe nuk stërvita deri në datën 21. Kisha një rikthim në Krishtlindje, shkova në spital dhe nuk u ktheva deri në datën 30. Që atëherë jam shëruar dhe tani jam 100%,” sqaron sulmuesi portugez. “Më duhej të shtoja peshë në gjysmë të sezonit, gjatë përgatitjeve në janar. Isha pak me fat sepse ishte një muaj më i qetë për sa u përket garave, por është e vështirë të kthehesh në ritëm pasi humb kaq shumë peshë”./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Ndryshojnë gjërat, një italian shihet si pasues i Tuchel tek Bayern

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.