• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Florentino Perez e do te Real Madridi, mësohet qëndrimi i Garnachos për këtë transferim

21/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alejandro Garnacho e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e tij për çdo lëvizje të mundshme nga Manchester United te Real Madridi.

Real Madrid Exclusivo pretendoi javën e kaluar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të vizitojë Mançesterin për ndeshjen e ardhshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Thuhet se në mendjen e tij është edhe një pjesë kryesore e biznesit, pasi do të flasë me rrethin e yllit të Unitedit, Garnacho, për një transferim të ardhshëm.

Garnacho ka lindur në Madrid dhe përfaqësoi ekipin e të rinjve të Atletico Madridit për pesë vjet përpara se të transferohej në Angli dhe United më 2020.

Perez duket se është i bindur se mund ta joshë argjentinasin për t’u kthyer përsëri në qytetin e lindjes së tij.

Por sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, Garnacho e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë për Real Madridin në këtë pikë të karrierës së tij.

Megjithatë, shtohet se është ‘ëndrra e sulmuesit anësor të luajë për Real Madridin përpara se të tërhiqet përfundimisht nga futbolli’.

Ndryshe, Garnacho depërtoi në ekipin e parë të Unitedit sezonin e kaluar, në atë që ishte sezoni i parë i trajnerit Erik ten Hag në krye të ekipit nga Old Trafford.

19-vjeçari është përmirësuar më tej këtë sezon, duke shënuar pesë gola në 28 ndeshje në Ligën Premier – duke përfshirë një gol të jashtëzakonshëm në stilin ‘biçikletë’ kundër Evertonit në nëntor.

Ai ka kaluar në krahun e djathtë të sulmit në muajt e fundit, duke u paraqitur rregullisht në krahun e majtë sezonin e kaluar.

Next Post

Sonte “luftohet” për t’i zënë tri vendet e fundit në Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.