Tuesday, 28. April 2026
Sport

Llapit ia refuzon ankesën edhe shkalla e dytë

GS 21/03/2024 1 Min. Lesezeit

Komisioni për Ankesa, shkalla e dytë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka hedhur poshtë ankesën e Llapit dhe ka vërtetuar vendimin e Komisionit të Garave.

Kështu që, ndeshja Malisheva – Llapi (2:1), është regjistruar me rezultatin e arritur në fushë. Skuadra e Llapit kishte kërkuar pikët e plota nga ndeshja me Malishevën, pasi pretendonte se Rilind Haziraj ishte inkuadruar në lojë pa pasur të drejtë.

Komisioni i Garave, fillimisht kishte hedhur poshtë ankesën e Llapit, duke e vlerësuar si të “paafatashme”. Megjithatë, te Llapi kishin insistuar se ankesa ishte bërë me kohë por që Komisioni për Ankesa i ka dhënë të drejt Komisionit të Garave.

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërteton se vendimi i komisionit të garave për ndeshjen e zhvilluar me datë 13.03.2024 në mes të KF Malisheva dhe ‘KF Llapi 1932’ ka qenë i drejtë dhe se ankesa e KF Llapi 1932 hedhet poshtë”, shkruan në vendimin e Komisionit për Ankesa.

Teilen: