Kosova do të luajë miqësoren e parë në krye me trajnerin Franco Foda.
“Dardanët” do të përballen me Armeninë këtë të premte, në orën 17:00, transmeton GazetaBlic Sport.
Kombëtarja është gati për një fillim të ri në krye me trajnerin gjerman dhe sot do të kërkohet vetëm rezultati pozitiv.
Bazuar tek kuotat e basteve, Kosova është favorite e lehtë ndaj Armenisë, me fitoren e ‘Dardanëve’ që kuotohet me 2.55, kurse fitorja e kundërshtarit llogaritet me kuotë 2.70.
/GazetaBlic Sport/