Tuesday, 10. November 2026
Sport

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

GS 10/11/2026 2 Min. Lesezeit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.

“Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili ka marrë shumë jetë dhe ka lënë të tjerë të lënduar. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Bullgarisë”, u shpreh Hoxha.

Ai uroi shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve, si dhe forcë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.

Dymbëdhjetë persona humbën jetën sot në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në Bullgari. Shkak i aksidentit mendohet se ishte mjegulla e dendur që kishte kufizuar dukshmërinë në rrugë.

Deeply saddened by the tragic accident in #Bulgaria, which has claimed many lives and left others injured.

Our thoughts and heartfelt condolences are with the families and loved ones of the victims, and with the people and Government of Bulgaria.

We sincerely wish a swift and full recovery to all those injured and strength to everyone affected by this tragedy.

@vpetrova_mfa

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) November 10, 2026/rtsh.al/

Teilen: