Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur stërvitje edhe të premten paradite. Stërvitja është zhvilluar në Jerevan, ku prej orës 17:00 është ndeshja miqësore me Armeninë.
Sipas FFK-së është punuar kryesisht në elemente taktike të lojës, përkatësisht në goditjet nga këndi, ndërprerjet dhe pozitën jashtë loje.
Deri më tani nuk ka qenë praktikë që Kosova të zhvillojë stërvitje në ditën e ndeshjes. Ndaj Armenisë në postin e selektorit debuton Franco Foda.