Kompania e mirënjohur në fushën e veshjeve sportive “Adidas” dhe Federata Gjermane e Futbollit do të ndërpresin bashkëpunim me prodhimin e fanellave të “pancerave” prej vitit 2027. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të federatës, e cila njoftoi se për ciklin 2027- 2034 kanë firmosur me gjigantin amerikan të veshjeve “Nike”.

Manovra në fjalë ka lënë të shtangur të gjithë mediat dhe publikun sportiv. Nuk pritej që Gjermania të hiqte dorë nga kompania që i identifikon në arenën botërore të veshjeve. “Bild” pohon se ndërprerja e këtij bashkëpunimi e ka burimin te nevoja e ekipit për të siguruar të ardhura. “Nike” i ka ofruar shumë më të lartë sesa “Adidas” dhe kësisoj është arritur marrëveshja mes palëve, ndërsa këta të fundit kanë shpërthyer në reagime.
Në Kampionatin Europian, “pancerat” kanë linçuar dizajnin e dy fanellave që ata do prezantohet në “Euro 2024”, e para është me ngjyrat tradicionale, ndërsa tjera më moderne, aty ku mbizotëron pigmenti i ngjyrës rozë.
PANORAMASPORT.AL


