Monday, 27. April 2026
Sport

Kosova U21 e ndal në barazim pa gola, Gjermaninë

GS 22/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U21 e Kosovës e drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani, ka marrë pikë në udhëtimin e vështirë te Gjermania e kësaj grupmoshe.

Kosova U21 të premten në mbrëmje në Chemnitz të Gjermanisë, barazoi pa gola me Shpresat gjermane. Vendësit e dominuan ndeshjen me raste të krijuara, por nuk arritën të shënonin gol.

Ndeshja i ka takuar Grupit D kualifikues për “Euro 2025”.

Te Gjermania U21 deri në minutën e 84-t luajti Brajan Gruda, futbollisti i Mainzit në Bundesligën gjermane.

Kosova pas shtatë ndeshjeve renditet e katërta me nëntë pikë të grumbulluara, me dy fitore, tri barazime e dy disfata.

Gjermania U21 ndërkohë ka zhvilluar pesë ndeshje dhe aktualisht zë pozitën e dytë me 13 pikë. Ka katër fitore e një barazim.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova U21 e luan në shtator në udhëtim tek Izraeli. Më 11 tetor e pret Poloninë U21, ndërsa këtë cikël kualifikues e mbyll më 15 tetor në udhëtim tek Estonia U21.

Teilen: