Monday, 27. April 2026
Sport

Surprizon Tieri Henri: Ju tregoj lojtarin më të nënvlerësuar në futboll

GS 22/03/2024 1 Min. Lesezeit

Legjenda e Barcelonës dhe kombëtares franceze, Tieri Henri, në pozitën e trajnerit të moshave te “gjelat” ka mbajtur qëndrim në lidhje me profilin e Antuan Grizman:

henri

“Për mua Grizman është lojtari më i nënvlerësuar në futboll. Ai është i aftë të mbulojë 4 role të ndryshme në fushë dhe të dhurojë paraqitje fenomenale. Më thoni një emër tjetër që mund ta bëjë këtë gjë?! Nuk ka. Më shumë merita dhe respekt për atë djalosh.

grizman

Antuan godet bukur, krijon të çara për shokët e ekipit, aktivizohet pa problem në krahët e fazës ofensive. Çdo trajner dhe futbollist do e dëshironte ta kishte pjesë të kontingjentit”, përfundoi Henri. Grizman ka fituar me përfaqësues transalpine Botërorin “Rusi 2018” dhe Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: