• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria U19 e mbyll në barazim ndaj Maltës

22/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-19 barazoi në miqësoren e dytë ndaj Maltës U-19 me rezultatin 2-2.

Edhe ky takim u zhvillua në stadiumin “Centenary Stadium” teksa Kombëtarja U-19 bëri një tjetër paraqitje të mirë dhe bindëse pas fitores në sfidën e parë me rezultatin 1-0.

Golat për Shqipërinë U-19 i realizuan Frederil Tosku dhe Olsi Myrta.

Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maltës U-19: Gabriel Guri (G), Ersi Bode, Ernesto Bakiu (C), Klaus Kashari, Fabjan Perndreca, Denis Prendi, Kleo Shpuza, Samuele Sina, Muhadin Sulejmani, Frederik Tosku, Drean Vranici.

Ndeshja nisi më mirë për Shqipërinë U-19 që pas dominimit në minutat e para, zhbllokoi takimin në minutën e 18-të me Frederik Toskun.

Kaq mjaftoi për pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë Malta barazoi rezultatin në të 75-ën.

Shqipëria sërish gjeti forcë të reagonte dhe mori avantazhin në të 89-ën me Olsi Myrtan. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Malta U-19 barazoi në minutat shtesë (90+7) dhe sfida përfundoi në barazim 2-2.

Dy sfidat miqësore me Maltën U-19 mbyllen me një fitore dhe një barazim për Kombëtaren U-19.

Next Post

Nagelsmann konfirmon: Neuer do të jetë portieri titullar në Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.