Kombëtarja e Kosovës u19 ka nisur mrekullisht kampanjën ‘Elite Round’ për kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi ka triumfuar ndaj Austrisë në takimin e parë, me rezultatin minimal 1:0.
Kosova ndodhet në grupin 1 bashkë me Austrinë, Spanjën dhe Slloveninë. Momentalisht, Kosova pas xhiros së parë, ndodhet në vendin e parë në grup me 3 pikë, teksa ndiqet nga Spanja e Sllovenia me nga një pikë – e Austria e fundit me asnjë pikë.
Ditën e sotme, ‘Dardanët’ e zhvillojnë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të kësaj grupmoshe, atje ku do të pëerballen me Kombëtaren e Spanjës, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 16:00.
Ka një motiv maksimal dhe disponim të shtuar tek të drejtuarit e Adil Maliqit, të cilët janë gati për një rezultat pozitiv, i cili do të nënkuptonte edhe një hap të madh para drejt kualifkimit në Kampionatin Evropian.
Formacioni zyrtar i Kosovës U19:
/GazetaBlic Sport/