Franca do të përballet në një miqësore luksi me Gjermaninë në Lion. Takimi fillon në orën 21:00 ndërsa trajnerët respektivë të dy skuadrave kanë nxjerrë formacionet.

Franca e Deshamp do të rreshtohet me formacionin 4-3-3. Në portë do të jetë portieri i Lens, Samba. Mbrojtja me katër do të formohet nga Pavard dhe Upamekano në qendër, dhe Kunde bashkë me Hernandez nga krahët. Në mesfushë rreshtohen Zaier-Emeri Tukameni dhe Rabiot, ndërsa në sulm Do të jetë Turam në qendër, i cili do të mbështetet nga Mbape dhe Dembele nga krahët.
Gjermania e Nagelsman tenton të përsëris suksesin e herës së kaluar që dy skuadrat u përballën, ku “Panzerat” dolën triumfues. Ajo sonte do të rreshtohet me një 4-2-3-1.
Në portë do të jetë Ter Shtegen. Në mbrojtje rreshtohen Kimish në të djathtë, Tah dhe Rydiger në qendër, dhe Mitelstad nga krahu i majtë. Përpara mbrojtjes do të qëndrojë veterani Kros dhe Andrih. Në qendër të sulmit është Haverc, i cili do të mbështetet mbrapa nga Virtz, Gyndoan dhe Musiala.
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL