Tuesday, 24. March 2026
Sport

Selektorja Albina Rrahmani publikon listën, luhen tre ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian

GS 31/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave është grumbulluar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës U19, Albina Rrahmani, e ka publikuar listën e Dardaneve të reja, të cilat janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian U19 të vajzave.

Dardanet kanë udhëtuar sot për në Gjibraltar, ku do të zhvillojnë tri ndeshje më 2, 5 dhe 8 prill.

Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Victoria” dhe kundërshtarët e Kosovës do të jenë Gjibraltari, Luksemburgu dhe Izraeli.

Teilen: