• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Lojtari i Barcelonës i nervozuar, debaton ashpër me një tifoz të mitur

01/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez, ka dalur nga makina e tij për t’u konfrontuar me një tifoz i cili e ofendoi atë pas largimit nga qendra stërvitore.

Barcelona transferoi Martinezin verën e kaluar si lojtar i lirë nga Athletic Bilbao. Sidoqoftë, ata nuk arritën që ta regjistrojnë atë deri në fund të merkatos.
Edhe pse duket se spanjolli do të largohet në verë, mediumi ‘Sport’ raporton se Barcelona po ngurron ta lë Martinezin në një pozitë të vështirë dhe janë të gatshëm ta ndihmojnë atë që të gjejë një klub të ri.

Situata e Martinezit tek Barcelona ka bërë që disa tifozë të kthehen ndaj tij, dhe ai u filmua duke u konfrontuar me një tifoz jashtë qendrës stërvitore Ciutat Esportiva Joan Gamper, të cilit iu drejtua me tone të ashpra.

32-vjeçari ndaloi veturën dhe vendosi që t’i sqarojë hesapet ballë për ballë me tifozin i cili ishte duke e ofenduar atë.

“Kjo është hera e fundit”, ishin fjalët që Martinez i tha tifozit. Ai madje e quajti atë edhe “idiot”.

“Kjo është hera e fundit që më ofendoni mua. Kjo vlen edhe për ty (kameramanin)”, kishte thënë ai./ h.ll/abcnews.al

⛔️✋🏼 Inigo Martinez said stop to some fans insulting him. pic.twitter.com/YZJcs8WFFe

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2024

Next Post

Ndeshja ndaj Lazios në Kupën e Italisë, Allegri heq dorë nga eksperimentet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.