• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli i dytë në fanellë çështje kohe, Interi fiton lehtësisht ndaj Empolit

02/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Empolit në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

‘Nerazzurët’ morën epërsinë në minutën e pestë përmes Federico Dimarcos i cili shënoi në cepin e majtë të portës për rezultatin 1-0.

Interi pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin kur në minutën e 19-të Alessandro Bastoni bëri një goditje brenda zonës e cila u ndal nga shtylla e majtë.

Pjesa e dytë u përcoll me një ritëm të ngadaltë të lojës, megjithëse Interi gjeti edhe golin e dytë për të vulosur përfundimisht fitoren në këtë takim.

Alexis Sanchez (81’) shënoi në portën e zbrazët për rezultatin 2-0 pas asistimit nga Denzel Dumfries.

Deri në fund nuk pati më ndonjë rast për tu veçuar dhe Interi mori fitoren e parë pas dy ndeshjesh pa rezultate pozitive në të gjitha garat.

Ata tashmë kanë grumbulluar 79 pikë duke krijuar një distancë të konsiderueshme me Juventusin që gjendet në pozitën e dytë, me 14 pikë më pak pra 65 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Interi do ta luajë në udhëtim ndaj Udineses, ndërsa Empoli do të ketë punë në shtëpi me Torinon.

Next Post

Batatina tregon se te cila skuadër shqiptare dëshiron të jetë trajner në të ardhmen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.