Rafael Leao pati një natë për t’u harruar ndaj Romës, këtë të enjte.
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi u fishkëllye nga një pjesë e tifozëve kur u zëvendësua, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli shpjegoi zëvendësimin e Leao, i cili ia liroi vendin Noah Okaforit : “Nuk e di nëse fishkëllimat kur Leao u largua ishin për të apo për mua. Më duhej më shumë energji dhe freski në krahë.”
Dita e keqe e Rafael Leaos nuk mbaroi me kaq, pasi pas ndeshjes, teksa kalonte në zonën mikse, ai i tha një gazetari: “Bëje detyrën si duhet”. Por Calciomercato pretendon se kritikat ishin ndoshta për shkak të një keqkuptimi.
🗣️ Rafael #Leao “Do your job well,” he says to a journalist.pic.twitter.com/oWEubLD51f
— Milan Posts (@MilanPosts) April 11, 2024
/GazetaBlic Sport/