Ish-futbollisti, Robert Gjeraj e ka vlerësuar si ndeshjen më të mirë që ka zhvilluar Kosova, atë të sotmen kundër Irlandës.
Xheraj ka thënë se fitorja minimale e Kosovës nuk është rezultat real.
“Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova. Rezultati nuk ka qenë real, për shkak të rasteve të shumta që ka pasur Kosova. Vetëm një gol i shënuar është më shumë meritë e kundërshtarit, portierit të Irlandës”, ka thënë ai në “InfoNata” në Tëvë1.
Kosova ka shënuar fitore 1-0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen grupit B3 të Ligës së Kombeve, falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 84-të.
“Dardanët” ishin dukshëm skuadra më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes, duke pasur më shumë posedim dhe raste. Diferenca në goditje ishte e madhe, me Kosovën që regjistroi 22 goditje ndaj vetëm 3 të Irlandës, duke e merituar golin që erdhi në fund.