• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ten Hag e ka të pasigurt vendin, Jim Ratcliffe ka tre emra në listë për postin e trajnerit te Man Utd

13/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erik Ten Hag nuk e ka të sigurt qëndrimin te Manchester United dhe kjo gjë sa vjen e konfirmohet.

Djajtë e Kuq duket se do të mbetën pa Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo do t’i kushtoj me shkarkim trajnerit holandez, përkundër se ai po insiston për të qëndruar në Old Traford.

Aksionari i ri i Manchester United, Jim Ratcliffe ka tre emra të trajnerëve në listën e tij, ku njëri nga ta do ta marrë drejtimin e Djajve të Kuq sezonin e ardhshëm.

I pari është Graham Potter, një emër që po kumbon fort në sallat e Old Trafford ditëve të fundit. Ratcliffe thuhet se ka kontaktuar me trajnerin anglez, i cili ka përvojë të vlefshme në Ligën Premier. Pavarësisht se ka një vit pa ekip, Potter ka lënë një shenjë pozitive në Brighton, duke treguar një stil tërheqës të lojës dhe një aftësi për të zhvilluar talentin e ri.

Një tjetër opsion që tërheq Ratcliffen është ai i Roberto De Zerbit, aktualisht në krye të Brighton. Megjithatë, punësimi i tij nuk do të ishte një detyrë e lehtë, pasi klubi ka vendosur një klauzolë të lartë përfundimi prej 13 milionë eurosh. Interesim për De Zerbin kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Liverpool, Bayern Munich apo Barcelona.

I fundit por jo më i rëndësishmi në listë është Julian Nagelsmann, trajneri aktual i Gjeranisë. I konsideruar si një opsion i nivelit të lartë, Ratcliffe gjithashtu do të kishte testuar nënshkrimin e tij. Megjithatë, konkurrenca për Nagelsmann është e ashpër, me Bayern Munich gjithashtu të interesuar për rikthimin e tij në Allianz Arena.

Në Ishull janë të sigurt se Ten Hag do të largohet në fund të sezonit nga United dhe njëri nga tre emrat e lartpërmendur do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez.

Next Post

Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.