Sot do të zhvillohen dy ndeshje kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Liga e Kampionëve do të mësojë sot dy gjysmëfinalistët e parë, pasi do të zhvillohen ndeshjet kthyese të dy takimeve.
Në ndeshjen e parë, Barcelona është nikoqire e Paris Saint-Germain në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.
Katalunasit do të kërkojnë kualifikimin pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Paris.
Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi e pret Atletico Madridin në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar me fitoren e Atleticos 2-1 dhe gjithçka është e hapur për këtë ndeshje.
Të dy takimet pritet të fillojnë nga ora 21:00.