• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tchouameni para sfidave ndaj Manchester City e Barcelona: Të japim maksimumin tonë

16/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimisht një përballje “ferri”, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, në “Etihad”, për një vend në gjysmëfinalen e Champions League e më pas, “El Clasico”, ndaj “Katalanasve” të Barcelona, mbrëmjen e së dielës. Kjo është pasqyra e sfidave të kësaj jave, për “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët pritet të japin maksimumin e tyre në fushën e blertë.

Një koment të shkutër, për kanalet zyrtare të klubi, në lidhje me dy sfidat e radhës e ka bërë edhe “shkatërruesi” francez i mesfushës, Aurelien Tchouameni, i cili nuk ia zbehu rëndësinë asnjërës prej sfidave, teksa theksoi se janë të dyja të të njëjtit nivel, pavarësisht se nga shumëkush përballja në Champions, me “Qytetarët” konsiderohet si sfida e sezonit.

“Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Manchester City të mërkurën. Ne kemi një skuadër me shumë cilësi dhe e dimë që në fund çdo lojtar do të tregojë cilësitë e tij, do të shënojë gol dhe do ta ndihmojë skuadrën të marrë tre pikët. Gjithmonë themi se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja e sezonit, megjithatë tani kemi ndeshje kundër Manchester City, pastaj do të jetë tjetra kundër Barcelona në kampionat, por të gjitha janë të rëndësishme”,- u shpreh mesfushori francez. /i.m /abcnews.al

Next Post

“I kërkon klubi”, lojtari i skuadrës spanjolle shet fanellën për 50 euro te një tifoz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.