Saturday, 14. March 2026
Sport

Shkarkohet trajneri i Rrahmanit, Krasniqit dhe Hasanit të Rapidit

GS 16/04/2024 1 Min. Lesezeit

Seria e humbjeve ka bërë që Rapidi i Bukureshtit të ndahet me trajnerin italian Cristiano Bergodi.

Rapidi, ku paraqiten Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Florent Hasani, ka humbur katër ndeshje në plejofin e kampionatit rumun.

Humbja e fundit erdhi të hënën mbrëma.

Dhe të martën Rapidi njoftoi se ka ndarë rrugët me Bergodin me marrëveshje të dyanshme.

Me Bergodin në stol, Rapidi kishte 16 fitore, 12 barazime e nëntë humbje.

Bogdan Lobont është zgjedhur trajner i përkohshëm.

Rapidi në plejof startoi si pretedent për titull të kampionit, por tashmë është jashtë garës.

Teilen: