• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

SHBA pretendon se Koreja e Veriut zhvillon program që prodhon armë biologjike

17/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA-ja pretendon se Koreja e Veriut po përpiqet të prodhojë armë biologjike duke përdorur metodën e modifikimit të gjeneve CRISPR.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2024 për “Marrëveshjet dhe angazhimet për kontrollin, parandalimin e përhapjes së armëve dhe çarmatimit”.

Në raport paralajmërohet se “Koreja e Veriut përdor teknologjitë që sigurojnë modifikimin dhe ndryshimin e gjeneve si CRISPR dhe se ajo po prodhon armë biologjike”.

“Koreja e Veriut po bashkëpunon me vendet e tjera për furnizimin e pajisjeve dhe produkteve”, thuhet në raportin ku rikujtohet se qeveria e Phenianit është palë e Konventës së Armëve Biologjike, e cila ndalon prodhimin dhe përdorimin e armëve biologjike.

Gjithashtu edhe në raportin e vitit 2023 të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR), institucionit Think-Tank me qendër në SHBA pretendohej se Koreja e Veriut ka armë kimike dhe biologjike.

Konventa e parë shumëpalëshe për Armët Biologjike e paraqitur nga Britania e Madhe dhe e cila u nënshkrua në vitin 1972 dhe hyri në fuqi në vitin 1975, parashikon zhvillimin, prodhimin, ruajtjen e armëve bakteriologjike dhe helmuese si dhe shkatërrimin e këtyre armëve.

Në mesin e palëve në konventën që ndalon prodhimin e armëve biologjike janë 183 vende, përfshirë edhe Turqinë.

Next Post

Man City – Real Madrid, Sonte ora 21:00 në TS1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.