Thursday, 9. April 2026
Sport

Xavi: Gjyqtari ishte i tmerrshëm, na çoi huq sezonin me atë karton të kuq!

GS 17/04/2024 1 Min. Lesezeit

PSG ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Barcelonës, me ç’rast siguroi gjysmëfinalen e Championsit. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të katalunasve, teksa sot PSG triumfoi me rezultatin 1-4,përcjell GazetaBlic Sport.

Xavi ishte tejet i tensionuar dhe u ndëshkua me të kuq, shkak protestave ndaj arbitrit.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez u shpreh i pakënaqur me referimin e sotëm.

“Jemi të pakënaqur dhe të zemëruar, sepse përjashtimi i Aaraujos solli barazimin. Me 11 lojtar ne ishim në një pozicion të mirë. Është shumë të japësh një të kuq të tillë në kësi loje”

“Është turp që puna e sezonit do të shkojë dëm për shkak të një kartoni të kuq që ishte i panevojshëm”.

“Arbitri ka qenë shumë i keq. Unë i kam thënë se ka qenë i tmerrshëm. Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por na çoi huq sezonin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

Teilen: