• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro është si Milito!

17/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ashtu si edhe gjithë tifozeria zikaltër po pret me padurim titullin e 20 në histori.

Një titull që mund të vijë në derbi ndaj Milanit, megjithatë për Morattin nuk ka rëndësi nëse fitohet apo jo ndaj kuqezinjve, për të e rëndësishme është vetëm që skuadra të shpallet kampionë. Ndër të tjera, Moratti nuk heziton të krahasojë Lautaro Martinez me Diego Militon.

“Titulli në derbi? Mjafton që të shpallemi kampionë, nuk më intereson nëse vjen ndaj Milanit apo jo. Për mua Inter ka zhvilluar një kampionat për notën 10, skuadra është shumë e bukur për t’u ndjekur. Loja e bukur është karakteristika e saj kryesore, dhe ndonjëherë më kujton Interin e Herrerës.

Tre protagonistët e këtij Interi janë Barella, Dimarco dhe Lautaro Martinez. I pari sepse ka pasur një rritje fantastike në kontrollin e lojës dhe ritmit, i dyti përfaqëson dëshirën dhe vullnetin, i treti më pas ka klasin dhe sensin e golit. Lautaro mund të krahasohet me Militon.

Inzaghi? Inzaghi ka shumë kualitet, nuk është shumë i kënaqur. Më ka surprizuar për mënyrën si e ka vlerësuar dhe motivuar grupin e lojtarëve, kërkon dhe gjen gjithnjë zgjidhjet më të mira për ekipin”, u shpreh Moratti.

Next Post

Dortmundi fitoi miliona me kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.