Çfarë ka ndodhur me ekipin që dinte të mbrohej më mirë se kushdo tjetër? Atletico Madrid tregon plagët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Borussia Dortmund.
Një ndeshje plot emocione, në të cilën gjermanët shfrytëzuan në maksimum mundësitë e shumta të krijuara, ndryshe nga Morata dhe shokët e tij.
Përveç këtij aspekti, ka një statistikë që shqetëson më shumë:
Skuadra e Simeones ka humbur qëndrueshmërinë mbrojtëse që karakterizoi të gjithë ciklin e gjatë të Cholos.
Një problem i dukshëm prej disa sezonesh, i theksuar në atë aktual nga humbjet e fundit që i kushtuan të gjithë sezonin.
Gjithçka filloi me pesë golat e pësuar në Superkupë kundër Real Madridit, më pas erdhën tre shuplakat ndaj Athletic në Kupën e Mbretit. Në fund dje pokeri i shkaktuar nga ekipi i Terzic, që e çon numrin e golave të shënuar deri më tani në 61.
Kjo është shifra më e keqe e regjistruar me trajnerin argjentinas në stol: në 2021/22, një nga vitet më të këqija për bardhekuqtë e Madridit, Oblak dhe reparti mbrojtës e mbyllën me 57 gola të pësuar.
Kohët kur Godin dhe Gimenez bllokuan portën e sllovenit duken të largëta, për shembull në 2015/16, kur u pësuan vetëm 31 gola në 57 ndeshje. Të flasësh për përfundimin e ciklit është e pakuptimtë, por për të gjetur sërish Atletico-n e tij dhe për t’u bërë sërish konkurrues, Simeone me siguri do të duhet të punojë në këtë aspekt..