• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Andin Lokaj reagon pas kritikave për komentimin e ndeshjes Barcelona-PSG

17/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja Barcelona – PSG ishte tejet e shikuar dje mbrëmë në vendin tonë. Bujë të madhe bëri edhe komentimi i Andin Lokajt në Art Sport1, i cili ishte mjaft kritik ndaj trajnerit të katalunasve, Xavi Hernandez.

Komentatori shqiptar ishte mjaft i kritikuar nga tifozët e ekipit katalunas në vendin tonë në lidhje me komentimin e djeshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Lokaj ka reaguar pak çaste më parë në një deklaratë për Sporti në Klan Kosova.

“Ka qenë ndeshje emocionale, tifozët e Barçës janë të shumtë në Kosovë, nëse dikënd e kam lënduar i kërkoj falje, por s’mendoj kështu, sepse është dashur në mënyrë profesionale të komentohet ndeshja, pra kartonin e kuq direkt, ka pas shumë kritika të gjyqtarit, ky është futbolli dhe duhet të pranohet humbja, sepse PSG ka qenë më e mirë”, tha fillimisht ai.

“Unë i kuptoj portalet, megjithatë kanë dalë jashtë kontestit të asaj se çfarë kam thënë. Ajo që kam thënë ka qenë vetëm konstatim i asaj që ka thënë Xavi. E keni edhe në komentim kur kam thënë se kjo çfarë ka thënë Xavi do t’i kushtojë me karton të kuq, meqë rast edhe kjo ndodhi pasi që ai u përjashtua”, tha Lokaj.

/GazetaBlic Sport

Next Post

Postecoglu: Kane nuk u largua vetëm për të fituar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.