Formacionet zyrtare Manchester City – Real
Sonte luhet takimi Manchester City – Real Madrid, i vlefshëm për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.
“Los Blacos” nuk ka fituar kurrë në Mançester, “qytetarët” mund të bëhet skuadra e dytë që eliminon Realin e Madridit në fazat me eliminim direkt të Champions në dy sezone radhazi, pas Milanit në 1988-89 (gjysmëfinale) dhe 1989-90 (1/8-at).
Verdikti i Mançester Siti-Real Madrid sot në “Etihad”, pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” javën e shkuar, do të jetë i paparashikueshëm, ashtu siç gjithnjë është mes dy ekipeve: njërit që konsiderohet prej shumë vitesh favorit për ta fituar këtë trofe dhe tjetri që është rekordmeni i turneut me 14 trofe.
Në ndeshjen e sotme, Ançeloti është detyruar të bëjë një ndryshim në krahasim me një javë më parë, pasi në vend të Tçuamenit të pezulluar për kartonë, luan Naço nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE:
MANÇESTER SITI: Ederson; Gvardiol, Diash, Akanzhi, Uoker; Rodri, De Bryjne; Foden, Silva, Grilish; Haland
Trajner: Pep Guardiola
REAL MADRID: Lunin; Mendi, Naço, Rydiger, Karvahal; Kros, Kamavinga, Valverde; Bellingam; Vinicius, Rodrigo
Trajner: Karlo Ançeloti.
Bayern – Arsenali, formacionet zyrtare
Sonte do të shohim përballjen e Bayern Munihut kundër Arsenalit, ndeshje e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.
Bavarëzët do të përpiqet të mbajë gjallë mbrëmjen e sotme shpresën për të mbyllur ciklin 2023-2024 me trofe, aty ku Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku mund të marrin një të tillë. Tomas Tuhel kërkon ta mbyllë me lavdi aventurën te gjermanët në pankinë, por që fillimisht duhet të eliminojë Arsenalin e Mikel Artetës.
Arsenali i ka hum bur tre vizitat e fundit në Mynih, ndërsa dy të fundit përfunduan me rezultatet e thella 5-1, në nëtor të vitit 2015 dhe shkurtin e vitit 2017. Dhe “topçinjtë” nuk vijnë sot ndaj Bajernit me moralin më të lartë, pas humbjes shokuese me Aston Vilën 0- 2 në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes në “Emirates”, e cila i la ata në vendin e dytë në gjashtë javët e fundit të Premier Ligës, pasi u parakaluan nga rivalët e Mançester Sitit.
FORMACIONET ZYRTARE:
BAJERN MYNIH 4-2-3-1: Nojer; Mazraui, De Ligt, Dajer, Kimish; Gorecka, Laimer; Musiala, Guerreiro, Sane; Kejn | Trajner: Tomas Tuhel
ARSENAL 4-3-3: Raja; Tomijasu, Gabriel, Saliba, Uajt; Rajs, Zhorzhinjo, Odegard; Martineli, Haverc, Saka | Trajner: Mikel Artet.
Tri ndryshime nga Guardiola!
Tri ndryshime nga Guardiola!
Një tjetër mbrëmje e madhe për të pasionuarit e futbollit. Manchester City – Real Madrit, një duel “titanësh”, që duhet të nxjerrë një fitues.
Pep Guardiola vendos Dias dhe Akanji në qendër të mbrojtjes, De Bruyne vjen në vend të Kovacic dhe ka edhe një ndryshim në portë, Ederson rikthehet titullar.
Gjithçka e pritshme sa i përket formacionit të Ancelottit: Nacho luan në vend të Tchouaménit të pezulluar.
Sfida të çmendura në Champions League
Nën ethe priten ndeshjet e kthimit të çerekfinales së Champions League në futboll.
Real – Manchester City, sfida e parë përfundoi baras (3:3) sikurse edhe ajo mes Bayern – Arsenal (2:2).
Manchester City ka përparësinë e fushës sikurse edhe Bayerni.
Manchester City – Reali
Manchester City: Ederson – Walker, Akanji, Ruben Dias, Gvardiol – Rodri, Bernardo Silva, Foden, De Bruyne, Grealish – Haaland.
Real: Lunin – Carvajal, Nacho, Rüdiger, F. Mendy – Kroos, Camavinga, Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo – Vinicius Junior.
Bayern – Arsenali
Bayern: Neuer – Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui – Laimer, Goretzka, L. Sané, Musiala, Guerreiro – Kane.
Arsenali: Raya – White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu – Jorginho, Ödegaard, Rice – Saka, Havertz, Gabriel Martinelli.