Pierluixhi Pardo ishte i ftuar në “Tutti Convocati” në “Radio 24”, ku iu rikthye eliminimit të Interit nga Liga e Kampionëve. Komentatori i “DAZN”-it ka thënë me bindje të plotëse zikatrit do të kualifikoheshin ndaj Atlekos së Madridit, edhe nëse do të përballeshin 10 herë me njëri-tjetrin.
Si duket, nga paraqitjet e skuadrës së “El çolos” ndaj Dortmundit, Pardo ka krijuar idenë se kualifikimi i Atletikos ndaj Interit ishte thjesht një rastësi.
“Çolizmi ka vdekur dhe është ringjallur disa herë. Është një mundësi e humbur. Rrugën e Milanit e dinim që nga shorti se sa e vështirë do të ishte.
Në atë grup, dy skuadra janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbetem i bindur se nëse Interi luante dhjetë herë të tjera, nëntë nga dhjetë herët do ta kalonin Atletikon e Madridid”, ka thënë Pierluixhi Pardo.