• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Kimish kthen buzëqeshjen te bavarezët, Bajern Mynih eliminon Arsenalin dhe shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

17/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte do të shohim përballjen e Bajern Mynihut kundër Arsenalit, ndeshje e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. 

FOTOMONTAGE: Vorschau zum Champions League Viertelfinale FC Bayern Muenchen - FC Arsenal. ARCHIVFOTO; Kollektiver Bayern

Bavarëzët do të përpiqet të mbajë gjallë mbrëmjen e sotme shpresën për të mbyllur ciklin 2023-2024 me trofe, aty ku Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku mund të marrin një të tillë. Tomas Tuhel kërkon ta mbyllë me lavdi aventurën te gjermanët në pankinë, por që fillimisht duhet të eliminojë Arsenalin e Mikel Artetës.

Arsenali i ka hum bur tre vizitat e fundit në Mynih, ndërsa dy të fundit përfunduan me rezultatet e thella 5-1, në nëtor të vitit 2015 dhe shkurtin e vitit 2017. Dhe “topçinjtë” nuk vijnë sot ndaj Bajernit me moralin më të lartë, pas humbjes shokuese me Aston Vilën 0- 2 në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes në “Emirates”, e cila i la ata në vendin e dytë në gjashtë javët e fundit të Premier Ligës, pasi u parakaluan nga rivalët e Mançester Sitit.

REZULTATI LIVE | BAJERN MYNIH-ARSENAL 1-0

NGJARJET KRYESOR

90+4 Mbyllet ndeshja në “Allianz Arena”, Bajern Mynih kualifikohet për në gjysmëfinale. 

88′ Tani është radha e bavarezëve për të freskuar ekipin. Sane i lë vendin Upamekanos.

86′ Zëvendësohet Timijasu për Nketiah.

84′ Karton i verdhë për Ben Uait

73′ Goditje këndi e ekzekutuar nga “topçinjtë”, topi merr hark dhe detyron Nojerin të largoj topin në një tjetër goditje këndi. (VIDEO)

70′ Kërcënimet e gjermanëve në portën e Arsenal nuk kanë të ndalur. “Bombardohet” porta e Rajas me goditje.

68′ 2 zëvendësime në radhët e “topçinjve”, del Martineli dhe Zhorzhinjo për Zhezus dhe Trosard.

63′ GOOOOOOOOL BAJERN MYNIH! Skemë tipike bavareze. Krosimi nga krahu i majtë i Guerreros gjen Kimish në zonë i cili godet me kokë dhe i jep avantazhin të tijve. (VIDEO)

56′ “Topçinjtë” afer autogolit. Një keqkuptim nga ana e portierit Raja dhe mbrojtësit Timijasu, bëri që ky i fundit ta pasonte topin mbrapa dhe për pak sa nuk e dërgoi në portën e tij. (VIDEO)

55′ Laimer ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ Bavareët nuk u besojnë syve, godasin shtyllën 2 herë brenda 1 aksioni. (VIDEO)

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

40′ Ka minuta të tëra që Bajerni nuk po e sheh më portën kundërshtare.

32′ Tjetër kërc5nim nga anglezët në portën bavareze. Martineli kishte shasin e artë për të dërguar të tijët në avantazh me një penallti në lëvizje, por goditja e tij ishte qëndrore dhe përfundon në duart e Manuel Nojer. (VIDEO)

30′ Goditja e parë në portë nga Arsenali. Odegard befason Nojer me një “predhë” nga distanca, me këtë të fundit që detyrohet ta pres topin në dy kohë. (VIDEO)

22′ Tjetër mundësi e mirë shënimi për bavarezët. Mazraui provon me një diagonale nga krahu i majtë, por portieri Raja e pret topin duke e çuar në goditje nga këndi.

20′ Arsenali jep shkëndijat e para. Martineli provon t’i dribloj të gjthë dhe ja arrinë deri në momentin që Nojer i del përpara dhe ia merr topin. (VIDEO)

16′ Depërtim i bukur nga Sane në krahun e djathtë, provon ta jap topin te Kejn në zonë por mbrojtja mike e largon në goditje këndi. (VIDEO)

11′ Minutat kalojnë dhe akoma nuk kemi një rast konkret nga ana e anglezëve.

6′ Përsëri kemi një goditje nga jashtë zone të Herri Kejn, por topi shkon larg drejtëkëndorit. (VIDEO)

4′ Kërcënimi i parë i ndeshjes vjen nga gjermanët. Krosimi i bukur për Kejn që godet me një kthesë por topi shkon jashtë.

3′ Qarkullim i mirë i topit nga “topçinjt”, bavarezët i presin mbrapa.

1′ Nis ndeshja në “Allianz Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Mazraui, De Ligt, Dajer, Kimish; Gorecka, Laimer; Musiala, Guerreiro, Sane; Kejn | Trajner: Tomas Tuhel

ARSENAL (4-3-3): Raja; Tomijasu, Gabriel, Saliba, Uajt; Rajs, Zhorzhinjo, Odegard; Martineli, Haverc, Saka | Trajner: Mikel Arteta

bandicam 2024-04-17 19-53-37-773

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Reagon Federata e Xhudos: Akil Gjakova është jashtë vendit, do të dorëzohet në Polici sapo të kthehet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.