Legjenda e futbollit ukrainas, tani President i Federatës në Ukrainë, Andry Shevchenko është duke menduar të bëjë një zgjidhje për të shmangur trukimet dhe dallaveret.
Siç raporton Corriere, Shevchenko do t’i ftojë gjyqtarët në testin e gjënjeshtrave.
“Do të ketë një ose dy teste ‘surprizë’ gjatë sezonit për të hequr çdo raportim të mundshëm korrupsioni dhe rregullimi të ndeshjeve”, shkruhet në gazetën “Corriere”
Kujtojmë që edhe në futbollin kosovar së fundmi ka pasur trukime të mëdha të ndeshjeve, përfshirë këtu dy takimet: Ulpiana – Ferizaj dhe Vllaznia e Pozheranit – Ulpiana.
🚨🇺🇦 Shevchenko, who is the head of the Ukraine FA, is going to try and implement a lie detector test for referees!
There will be one or two ‘suprise’ tests during the season to remove any possible corruption & match fixing reports @Corriere. pic.twitter.com/QM3mWZB36L
— EuroFoot (@eurofootcom) April 18, 2024